Lokale - eSIMy

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do ta vizitojë Serbinë në gjysmën e parë të tetorit, ku do të takohet dhe do të bisedojë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kësisoj raporton Tanjug duke iu referuar burimeve diplomatike.

Nuk është bërë e ditur data e saktë e vizitës së zyrtarit të lartë të Aleancës Veri-Atlantike e as temat që dot të trajtohen gjatë saj, transmeton Klan Kosova.

Kjo media serbe raporton më tej se delikatesa e vizitës, momenti dhe rrethanat në të cilat do të ndodhë, është se të dyja palët nuk duan të dalin në publik me detaje lidhur me formatin e saj