Lokale - eSIMy

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një konferencë për media pas mbylljes së votimit ne referendum tha se maqedonasit përmes votës treguan se do të udhëtojnë në drejtim të BE-së.

“Sot fitoi demokracia dhe qytetarët votuan për Maqedoninë Evropiane. Vota e qytetarëve tani duhet të kthehet në një aktivizëm politik në Kuvendin e Maqedonisë”.

Zaev paralajmëroi se kjo çështje do t’i kalojë kuvendit përderisa paralajmëroi për zgjedhje të parakohshme nëse nuk respektohet vullneti i shumicës.

“VMRO- DPMNE të respektojë vullnetin e shumicës së atyre që dolën në Referendum, ose menjëherë shkojmë në zgjedhje të parakohshme”.

Zaev gjithashtu tha se duhen numëruar të gjitha votat për disa orë në menyrë që të dihet rezultati përfundimtar.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ishte bërë e ditur se deri në orën 18:30 kishin dalë në votime 34% e qytetarëve.

Ligji maqedonas kërkon që në referendum të marrin pjesë mbi 50%.