Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në kilometrin e parë në magjistralen Podujevë-Prishtinë, konkretisht afër xhamisë së vjetër, raporton Llapi.info
Në këtë aksident sipas një video të dërguar nga lexuesit e portalit, janë përfshirë dy vetura.
Sipas dëshmitarëve, përveç dëmeve materiale në këtë përplasje nuk ka persona të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin./Llapi.info
Më poshtë video:






