Një veturë është rrokullisur sot rreth orës 15:30 minuta në rrugën për në fshatin Dumnicë e Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas mjekut kujdestar në Emergjencën e Podujevës, nga ky vetaksident askush nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Ngjashëm kanë thënë edhe dëshmitarët e rastit të cilët kanë dërguar fotografitë nga vendi i ngjarjes për portalin Llapi.info.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tashmë është duke u marrë me rastin./Llapi.info








