Sot, Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë ka mbajtur tryezë me temë, “Cilësia në Arsim dhe Sfidat e Rinisë në Tregun e Punës”, njofton Llapi.info
Në tryezën ku u debatua për këtë temë dhe reformave të arsimit duke u përshtatur tregut të punës, të pranishëm ishin, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrjes, Besim Beqa, kryetari i Rinisë Demokratike, Donjet Bislimi, deputetët në Kuvendin e Kosovës: Safete Hadergjonaj, Mërgim Lushtaku dhe ish-deputetja, Selivie Halimi.
Po ashtë në këtë debat kanë marrë pjesë edhe zv/ministri i MASHT-it, Azem Guri, Leonora Morina Boshnjaku-zv.ministre e MKRS-së dhe Arben Gecaj nga Instituti i PDK-së./Llapi.info






