Mesfushori i Northampton Town, ekip që bën gara në kategorinë e katërt (League Two) të Anglisë, Matt Crooks e di shumë mirë se si është të jetosh dhe të luash, teksa vuan nga epilepsia.
Crooks, me epilepsi u diagnostikua derisa ishte lojtar i akademisë së Hudderfsieldit që tashmë bën gara në Premier League, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
24-vjeçari, insiston se epilepsia nuk është barrierë për të që të vazhdojë karrierën, pasi prej diagnostikimit ai ka luajtur për gjashtë ekipe, përfshirë këtu edhe Glasgow Rangersin në Skoci.
Crooks ishte 18-vjeçar, kur pësoi sulmin e parë dhe atëbotë ishte i shoqëruar nga dy bashkëlojtarë të akademisë së Huddersfieldit.
“Në fillim ata menduan se po bëj shkaka, por pastaj kuptuan se ishte diçka shumë serioze. Mbaj në mend vetëm se u zgjova në spital dhe ata dy ishin ulur pranë meje, duke menduar se isha pranë vdekjes”, kujton Crooks.






