Lokale - eSIMy

Policia daneze ka mbyllur dy ura të mëdha si dhe ka ndërprerë shërbimet e trageteve që udhëtojnë për në Danimarkë, Suedi dhe Gjermani.

Autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim për bllokimin e urës Oresund, e cila lidh Danimarkën me Suedinë, si dhe për bllokimin e urës Great Belt e cila lidh ishujt danez me Funenin, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Gazetarët janë duke hulumtuar për të gjetur më shumë detaje rreth alarmit të autoriteteve të sigurisë daneze.