Lokale - eSIMy

Presidenti Hashim Thaçi pas kthimit nga SHBA-ja ka deklaruar se në mesin e shumë temave që i kanë diskutuar me përfaqësuesit e shume shteteve anëtare të OKB-së. Sipas tij një nga çështjet është edhe transformimi i FSK në Ushtri.

“Temë tjetër që e kemi diskutuar me vëmendje të veçantë me të gjithë ka qenë edhe çështja e transformimit të FSK, e ku janë 3 projektligjet. Deri këtu kemi mbërri me partneritet të plotë me SHBA dhe NATO”, tha ai.

Thaçi deklaroi se është humbur mjaftë kohe për çështjen e transformimit të FSK-së për inate politike.

“Si komandant suprem i FSK sot dhe Forcave të Armatosura të Kosovës nesër ju garantoj se do të jetë forcë e paqes dhe sigurisë në rajon. Vlerësoj se edhe kjo çështje është një proces që duhet të na bashkoj të gjithëve. Për të gjitha këto gjëra që i potencova kemi diskutuar me të gjitha autoritetet dhe i kemi njoftuar për pozicionin tonë”, tha presidenti Thaçi.