Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, i cili u arrestua dje me urdhër të prokurorisë së Prishtinës, pritet të dalë sot para gjykatës.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe avokati i Zekës, Gazmend Halilaj, i cili ka thënë se seanca pritet të mbahet rreth orës 13:15.
“Prokurori e ka bërë një kërkesë, edhe pse për neve nuk ka qenë fare e pritshme që do të bëhet një kërkesë e tillë. Kemi pritë që do të bëhet një vlerësim objektiv dhe Zeka do të lirohet pa kurrfarë kërkese, dhe ne kemi dhanë kontributin që të bindim gjykatën që pretendimet e prokurorit janë krejtësisht të pabazuara dhe kërkesa e tij të refuzohet në tërësi”, ka bërë të ditur Halilaj.
Kujtojmë se Zeka u arrestua dje në orët e mëngjesit.
Arrestimi i tij u konfirmua edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, e cila po ashtu bëri të ditur se ndalimi i tij ka të bëjë me deklaratat për prokurorin special, Afrim Shefkiu.






