Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuza ndaj dy personave nën akuzën për sulm ndaj bashkëshorteve dhe fëmijëve të tyre.
I pandehuri me iniciale E.I nën ndikimin e alkoolit ka rrahur bashkëshorten e tij për disa ditë dhe ka sulmuar dy djemtë e tij kur tentuan ta ndalojnë atë, njofton Klan Kosova.
Pas goditjeve, e dëmtuara ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
Ndërkaq, personi tjetër me iniciale M.J pasi e ka rrahur bashkëshorten e tij e ka larguar edhe nga shtëpia e tyre.
Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka propozuar Gjykatës kompetente, që në të dy rastet, pas shqyrtimit të gjithanshëm të provave, të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat penale, të cilat iu vihen në barrë dhe ndaj tyre të shqiptojë sanksione penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.






