Lokale - eSIMy

Trajneri i ri i Paris Saint-German, gjermani Thomas Tuchel, ka vendosur një rekord të ri me ekipin francez, pasi ka fituar secilën nga gjashtë ndeshjet e tij të para në këtë kompeticion.

PSG në këtë takim mundi Saint-Etienne me rezultat 4 me 0 në “Parc des Princes” të premten për të filluar në mënyrë të përsosur sezonin 2018/19 në Ligue 1.

Në këtë ndeshje pushoi Neymar kurse Mbappe ishte i pezulluar. Por golat e Draxler, Cavani, Di Maria dhe Diaby siguruan fitoren e parisienëve.

Pas kësaj fitore djemtë e Tuchelit kryesojnë Ligue 1 me gjashtë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Dijon, ndërsa të matën udhëtojnë për ballafaqimin me Liverpoolin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Më herët rekordin për fitoret e njëpasnjëshme e kishte pasur Carlo Ancelotti me ekipin e Paris Saint-Germanit.