Policia e Kosovës njofton se dje është arrestuar një person i dyshuari mashkull në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës, transmeton Llapi.info
Arrestimi u bë pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike e llojit AK-47 me një karikator dhe 21 fishekë.
Siç njofton Policia, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info






