Gjykata Themelore ka vendosur që t’i caktojë masën e paraburgimit për një muaj ndaj V.I., të dyshuarit për vrasjen e një punëtori të AKI-së.
Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar gjyqtari i rastit, Isuf Makolli.
“Po mund t’ju them se është marrë vendimi, i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj”, tha Makolli.
Gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca për të dyshuarin V.I. në lidhje me vrasjen e punëtorit të AKI-së, brenda ndërtesës së këtij institucioni.
Seanca është mbajtur dje pas kërkesës së Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin.
Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) ka konfirmuar se një person është vrarë në ndërtesën e këtij institucioni.
Sipas AKI-së, vrasja nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me punën e këtij institucioni.






