Pa filluar është mbyllur seanca e orës 10:00 e thirrur nga opozita.
Seanca e opozitës ka dështuar për të tretën herë radhazi në mungesë kuorumi, raporton lajmi.net.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar mbledhje të Kryesisë në orën 14:00 së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare.
Këtë seancë opozita e kishte thirrur për të debatuar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.






