Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës që do t’i bëjë Kosovës më 8 dhe 9 shtator, do të tregojë se si do të zhvillohet dialogu me Kosovën si dhe do të ofrojë zgjidhje për këtë çështje.
“Me siguri do të ofrojë zgjidhje se si e sheh ai këtë çështje si dhe do të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të serbëve, në mënyrë që ta ketë të qartë se si të vazhdojë tutje”, ka thënë Drecun, shkruan rel.
Ai theksoi se në Washington ekziston nisma për përmbylljen e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe këtë, sipas Drecun, Serbia duhet ta shfrytëzojë.






