Paul Pogba ka informuar Manchester Unitedin se dëshiron të kthehet te Juventusi në afatin kalimtar të janarit, raporton “Sunday Express”.
Pogba është i vendosur të shtyjë drejt një rikthimi te Juventusi, ndërsa marrëdhëniet e tij me trajnerin portugez Jose Mourinho vazhdojnë të mbesin të acaruara, transmeton “Koha Ditore”.
Pogba ka njoftuar zyrtarët e klubit anglez për qëllimet e tij. Është një situatë aspak komode pasi Juventusi ka qëlluar në një grup në Ligën e Kampionëve me Manchester Unitedin. Pogba 25-vjeçar kishte menduar në verë të kalonte te Barcelona, por nuk u lejua të largohej.






