Shtëpia e anësorit holandez, Memphis Depay është plaçkitur të premten mbrëma derisa ai po luante me Lyonin kundër Nice.
Sipas mediave franceze, në shtëpinë e holandezit janë vjedhur gjëra në vlerë 1.5 milion euro, por vlerën e vërtetë ende nuk e ka konfirmuar policia.
Revista L’Obs, vjedhja ka ndodhur derisa Depay luajti në humbjen 1 me 0 nga Nice në Groupama Stadium.
Depay nuk e ka problem të shfaqë pasurinë e tij nëpër rrjete sociale, pasi vazhdimisht tregon bizhuteritë dhe rrobat e shtrenjta në Instagram.






