Lokale - eSIMy

Krerët e institucioneve shtetërore janë mbledhur për një takim të dytë.

Në hapësirat e Kuvendit janë parë kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi.

Në takim pritet të jenë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Kjo është hera e dytë që brenda ditës takohen liderët shtetërorë. Në takimin e mëngjesit, kryeministri Haradinaj tha se kanë folur për dialogun me Serbinë dhe se është shprehur qëndrimi i qartë se nuk duhet të diskutohet për kufijtë.