Komisioneri për Punë të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos , ka reaguar pas vendimit të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liri Civile (LIBE), duke thënë se është dhënë “drita e gjelbër” për liberalizimin e vizave për kosovarët, njofton Klan Kosova.
Avramopoulos përmes rrjetit social Twitter ka thënë se ky moment do të vijë shpejt drejt Ballkanit Perëndimor.
“Kosovës i është dhënë drita e gjelbër për fillimin e negociatave për liberalizimin e vizave. Shpresoj se ky moment do të vijë shumë shpejt për gjithë Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Avramopoulos në Twitter.






