Lokale - eSIMy

Tifozët e Llapit të cilët bojkotuan pjesëmarrjen në stadium në ndeshjen kundër Drenicës të shtunën do t’iu rikthehen shkallëve të stadiumit, njofton Llapi.info

Në njoftimin e tifo grupit “Ultras Legjendat” thuhet se pas mbledhjes së kryesisë, është zgjedhur kryetari i tifozëve, Liridon Abdullahu.

“Pasiviteti i tifogrupit Legjendat , erdhi që nga doreheqja e ish-kryetarit Bajram Bejtullahu nga posti i kryetarit , pas shum propozimesh dhe debatev e mbledhjev me antaret me aktiv te tifogrupit dhe te gjitha nengrupeve , u zgjodh si kryetar Liridon Abdullahu ‘Duca’.
Kryetarit i urojmë postin e kryetarit , dhe Ju njoftojmë se nga ndeshja e ardhshme jemi prezent ne tribuna , përkrahë ‘Llapit’”, thuhet në njoftim./Llapi.info