Lokale - eSIMy

Qeveria e Kosovës po beson se nesër ose pasnesër do të ketë lajm të mirë rreth procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.Ata kanë sqaruar se më 29 dhe 30 do të mbahet takimi i Komitetit LIBE, ku nevojitet që të kalojë agjenda e Kosovës për integrim, që nënkupton edhe një dritë të gjelbër për liberalizim të vizave.Këtë e ka konfirmuar sot para gazetarëve ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila së bashku me kryeministrin Haradinaj folëm për procesin e integrimit pas mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Ajo tha se nesër dhe pasnesër do të jetë në Bruksel ku do të takohet me raportuesen për Kosovën në BE, Tanja Fajon, në kohën kur do të mbahet takimi i Komitetit nga ku pritet të vijnë lajme të mira për vendin tonë.“Nesër dhe pasnesër në Bruksel do të mbahet takimi i Komitetin LIBE. Unë do të jem atje dhe do të kem takim me raportuesën e BE’së për Kosovën, Tanja Fajon. Dhe presim lajme të mira pra që edhe në Komitetin LIBE që agjenda për liberalizimin e vizave”, ka thënë Hoxha.Ndërkohë, kryeministri Haradinaj vetëm ka bërë një vlerësim të punës së ministres Hoxha dhe ministrave të tjerë rreth përmbushjes së detyrave që dalin nga marrëveshjet e Kosovës me BE-në.

Ndryshe, nëse Kosova merr lajme të mira nga Komiteti LIBE rreth vizave, atëherë do të mbetet vetëm edhe votimi në një seancë plenare që do të mbahej në Parlamentin Evropian.