Ka bërë bujë vendimi i portierit perspektiv të Manchester Cityt, Arijanet Muriqi, që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Federata e Futbollit e Kosovës të dielën njoftoi se është arritur marrëveshja që Muriqi ,19-vjeçar, të bashkohet me Kosovën, shkruan Koha Ditore.
Muriqi ka lindur në Zvicër, por ka prejardhje nga Mali i Zi, përkatësisht nga Rozhaja. Po ashtu, ka luajtur tri ndeshje për U-21 të Malit të Zi. Dhe fakti se ka lënë shpresat e Malit të Zi për të luajtur për Kosovën A, ka bërë që për Muriqin të shkruajnë të hënën shumica e mediave të rajonit.
Më së shumti lajmi është përcjellë në Mal të Zi e Serbi, por edhe në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Zvicër e vende të tjera. Ndërkohë, komentet e lexuesve për këtë vendim të Muriqit ishin të shumta






