Një pjesë e vogël rruge e trotuari që shfrytëzohet edhe si stacion i autobusëve tek rreth- rrotullimi që lidhë rrugën “Skënderbeu” dhe atë “Brigadat” është mbuluar me bërllok, raporton Llapi.info.
Rruga që ndryshe njihet si “Rruga për Kërpimeh” është në gjendje të keqe nga mbeturinat të cilat janë hedhur nga persona të pa ndërgjegjshëm e që e frekuentojnë atë çdo ditë.
Përveç kësaj problem tjetër shqetësues janë edhe kabllot e operatorëve të ndryshëm privat të cilat janë hedhur në tokë. Këto kabllo po paraqesin edhe rrezik për këmbësorët të cilët shprehen të mllefosur me shkapërderdhjen e tyre./Llsapi.info










