Policia e Spanjës ka vrarë sot një person që po mbante thikë në dorë pasi i njëjti deshironte të hynte në një stacion policor në një qytet në periferi të Barcelonës.
Rastin e ka bërë të ditur departamenti i policisë së këtij rajoni, shkruan Efe, përcjellë Klan Kosova.
Incidenti sipas Policisë ndodhi pak para orës 6 të mëngjesit. Oficeri që ruante hyrjen e stacionit e gjuajti dhe e la të vdekur sulmuesin.
Burime të afërta ka thënë se personi në fjalë ishte një algjerian që jetonte në Spanjë.
Ky incident vjen 1 vjet pas sulmit që ndodhi në Barcelonë, në të cilën 16 vetë vdiqën dhe më shumë se një 100 të tjerë u lënduan.






