Për shkak te festës së Kurban Bajramit 149 pengje u liruan nga forcat qeveritare në një operacion shpëtimi në Afganistan
Zyrtarët afganë thonë se forcat qeveritare kanë liruar 149 persona, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, të cilët u rrëmbyen nga talebanët vetëm disa orë më parë në krahinën e Kunduzit.
Nasrat Rahimi, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, thotë se kryengritësit ende mbajnë peng 21 të tjerë, pas pritjeve të tyre të një “kolone” të autobusëve që udhëtojnë në lagjen Khan Abad, transmeton Klan Kosova.
Rahimi thotë se operacioni i shpëtimit i kryer nga forcat e sigurisë deri tani ka vrarë të paktën shtatë talebanë. Esmatullah Muradi, zëdhënës i guvernatorit të provincës në Kunduz, gjithashtu konfirmon shpëtimin e pengjeve dhe thotë se operacioni vazhdon.
Kryengritësit në Afganistan kishin premtuar se do t’i lirojnë “qindra të burgosur” pasi që Presidenti afgan, Ashraf Ghani kishte kërkuar një armëpushim midis dy palëve për të shënuar festën e madhe të myslimanëve Eid al-Adha (Kurban Bajramin).






