Lokale - eSIMy

Më shumë se 40 ushtarë dhe policë janë vrarë nga një sulm taliban mbi forcat e sigurisë në një kamp të vogël ushtarak që shërbente si rojë në provincën veriore në Baghlan.

Nëntë policë dhe 35 ushtarë është numri i të vdekurve nga sulmi që filloi në orët e hershme të së mërkurës, transmeton Klan Kosova.

Kreu i këshillit provincial, Mohammad Safdar Mohseni tha se kryengritësit i vunë zjarr pikave të kontrollit pas sulmit në Baghlan-I Markazi.

Ministria e Mbrojtjes nuk ka thënë as një deklaratë për ngjarjen deri më tash, ndërsa zëdhënësi taliban Zebihullah Mujahid mori përgjegjësinë për sulmin.

Të hënën, talebanët bastisën gjithashtu një bazë ushtarake të njohur si Camp Chinaya në provincën veriore Faryab, duke vrarë 17 ushtarë dhe duke plagosur 19 të tjerë.