Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Podujevë ka bërë ftesë publike për bletarët llapjanë për të aplikuar për përkrahje me mjete të punës, njofton Llapi.info
Sipas një dokumenti të lëshuar nga Drejtori i Bujqësisë në Podujevë, Vezir Januzi, përfitues do të jenë 100 fermerë me mjete pune si: vaskë mjalti, koshere bletësh tri katëshe (antivaro), tymosëse dhe uniforma të punës (komplet).







