Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një qytetar nga Obliqi ka vdekur mbrëmë, pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në një aheng familjarë.

Sipas policisë ai ishte dërguar në QKUK, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

“Është raportuar se viktimës mashkull K-shqiptar gjatë një ahengu familjar i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku sipas mjekut, viktima është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.