Lokale - eSIMy

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për kompenzimin e dëmëve të shkaktuara nga breshëri në komunat bujqësore.

Me këtë rast, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se do të marrin mjete nga projektet e planifikuara e të cilat për arsye të ndryshme nuk janë realizuar, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq zëvendësministri i Bujqësisë, Muvledin Krasniqi ka thënë se kërkesat për kompensim nga dëmet në bujëqsi që kanë ardhur nga komunat e prekura është 6.7 milionë euro.

Gjithsesi, shuma e saktë se sa do të ndajë Qeveria nuk është caktuar për shkak se duhet pritur vlerësimi i Komisionit.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim që të formohet një grup i posaçëm për themelimin e fondit të veçantë për kompensimin e dëmeve në bujqesi për vitin 2019.