Një tragjedi e rëndë ka ndodhur dje në Kanionin e Matkës ku rreth orës 16:00 një shqiptare e re nga Kosova i është afruar lumit Treska për t’i larë duart, mirëpo fati i keq ka qëlluar që të rrëshqasë në ujë, thonë dëshmitarët okular për Almakos.
Ujërat e shpejta në Matkë nuk i kanë lënë hapësirë kosovares që të del në brigje, ndërsa situatën e ka rënduar shtatëzania e saj.
Më në fund disa persona kanë arritur ta nxjerrin jashtë lumit kosovaren.






