Lokale - eSIMy

Stuhi e madhe shiu dhe erërat të fuqishme ka përfshirë sot Podujevën, raporton Llapi.info

Nga rrëzimi i disa rrethojave nga një ndërtesë në rrugën “Skënderbeu” nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve të mëdha materiale.

Kështu ka thënë për Llapi.info shefi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Podujevë, Rasim Fejza i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, Policia dhe zjarrfikësit kanë filluar ta lirojnë rrugën nga gjësendet e rëna./Llapi.info