Foto: Llapi.info
Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës pasi i ka rënë pishman një vendimi javë më parë për zvogëlim të paraleleve të klasave të dhjeta, dhe ka pranuar çdo aplikues të mundshëm për klasë të dhjetë në shkollën e Mesme Teknike “Fan S. Noli”, kësaj radhe ka anuluar edhe një konkurs i cili ishte hapur më 17 prill 2018, njofton Llapi.info.

Konkursi i cili ishte shpallur për dy pozita, njëra për Zyrtar të Lartë për Ndërtimtari dhe tjetra për Zyrtar të Lartë për Koordinimin e të Drejtave të Njeriut, sipas komunës, është anuluar për shkaqe objektive si dhe performancë jo të mirë të kandidatëve.

Më poshtë mund të shihni dokumentin dhe arsyet e anulimit të konkursit./Llapi.info