Lokale - eSIMy

Një shtyllë elektrike është rrezuar në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë.

Në fotografitë e siguruara nga portali “Indeksonline”, shohim që një pjesë e shtyllës ka rënë në trotuar duke rrezikuar kështu kalimtarët. Kurse, deri më tani nuk ka intervenuar askush nga organet kompetenten për largimin e shtyllës.

Ndryshe, shtyllat elektrike në këtë pjesë të rrugës “Skënderbeu” në Podujevë janë goxha të vjetra, kurse zëvendësimi i tyre është nevojë e kamotshme.