Lokale - eSIMy

Në nderim të veprës së tij, sot në fshatin Ballofc të Podujevës janë bërë homazhe për dëshmorin Agron Rrahmani, njofton Llapi.info

Në këtë përvjetor, homazhe bën familjarë të Agronit, bashkëluftëtarë, e qytetarë të tjerë.

Në 20-vjetorin e rënies, homazhe pranë varrit të tij, bënë edhe përfaqësuesit e dalë nga lufta e UÇK-së si dhe përfaqësues të partive politike.

Kujtojmë, Agron Rrahmani ka rënë gjatë luftimeve të zhvilluara kundër policisë së armikut në mëngjesin e 12 majit të vitit 1998 në Lagjen e ‘Muhagjerëve’ në Prishtinë./Llapi.info