Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të dielën do të mbërrijë në Turqi për një vizitë zyrtare dyditore, bëhet e ditur në një njoftim nga Presidenca e Turqisë.
Vuçiç do të zhvillojë vizitën me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, thuhet në njoftim.
Takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi do të mbahet gjithashtu si pjesë e vizitës, transmeton Anadolu Agency.
Marrëdhëniet dypalëshe Serbi-Turqi që do të kontribuojnë në rajon do të diskutohen gjatë takimeve, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për t’i forcuar ato.
Po ashtu pritet që presidenti i Serbisë të shkëmbejë pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare, thuhet më tej në njoftim.