Fshati Metehi kufizohet me fshtin Pakashticë në jugperëndim, me Repën nnga perëndimi e deri në veri, me Kushumlinë në veriperëndim e deri në lindje, ndërsa në juglindje dhe në jug me Krypimehin. Prej Podujevës ka rretyh 14 km, është vendbanim fushor e i rrafshët, përmes të cilit kalon lumi Llap, i cili sikur u jep shpirt të lashtave varës, kur dielli djeg dhe duket se e sosi gjithçka. Ka kodrat e afërta në lindje të ngritura jo shumë të larta, ndërsa në perëndim kodra shkon përpjetë deri atje ku takohet kufiri me fshatin Pakashticë. Ndërkaq, në Jahovc gjendet trekufir mes Metehisë, Pakashticës dhe Repës.
Nëse, kur të caktohet kufiri me Serbinë, merret pë bazë kriteri kadastral, komisioni duhet të jetë i kujdesshëm se Metehia kanë blerë tokë edhe përtej Metehisë, brenda në Serbi që shkon deri poshtë atje në Rekën e Bujakëve e ndoshta më larg. Andej kanë sidomos male deri me dhjetëra hektarë vetëm një familje, të blera në vitet e 70-ta të shekullit XX, sepse aso kohe po zbrazeshin edhe fshatrat në Serbi, duke u grumbulluar nëpër qytete.
Metehia ka një sipërfaqe prej 710 ha, 48 ari e 92 m2.
Në dokumentet e shkruara përmendet në defterin kadastarl të Vilajetit Vëllk të vitit 1455 kishte 51 shtëpi, 2 të veja dhe 20 të pamartuar.[1] Dhe, në defterin kadastral të vitit 1566-74 me 28 shtëpi, 18 beqarë e 2 bineq[2].
Sipas një harte etnografike të fundshekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, ky vendbanim kishte 40 shtëpi shqiptare.
Në lokalitetet e quajtura Llugë dhe Soishta gjenden themelet e shtëpive , të cilat rrëfehet se se metehia e dikurshme ka qenë një vend banim i vjetër. Përveç kësaj, këtu ka qenë edhe ujësjellësi, janë gjetur gypat prej dheut deri në 50 cm. Në varrezat pranë rrugës janë disa varreza të vjetra, gurët e të cilave janë të gdhendura si në forma koke me shallë.
Fshati përmendet në shhekullin XIII me rastin e rënies të fshatit nën sundimin serb. Fshati ishte i madh dhe numëronte tri kisha të ritit katolik. Më vonë serbët i detyruan të pranonin kishën ortodokse serb e., besim që e ruajtën deri vonë. Popullsia në përgjithësi ishte shqiptare. Edhe sot ruhen gërmaddhat e kishave. Më 1487 kishte 70 familje. Më 1690 pësoi dëme të mëdha. Në shekullin XVII e pranuan besimin islam. Më 1878 në fshat u vendosën muhaxhirët: Tihovcët dhe Mehanët. Mehanët ishin dy familje, më vonë u shpërngulën në Turqi. Pas pushtimit serb u kolonizuan disa familje serbe, të cilat më vonë u kthyen në Serbi. Më 1948 në fshat kishte 522 banorë, kurse më 1981 kishte 995 banorë[3].
Shënimet statistikore:
Në vitin 1913 kishte 268 banorë,
Në vitin 1921 – kishte 45 shtëpi me 411 banorë,
Në vitin 1948 – 63 shtëpi me 522 banorë,
Në vitin 1953 kishte 72 shtëpî me 622 babnorë,
Në vitin 1961 kishte 83 shtëpi me 687 banorë, 636 banorë shqiptarë, 51 serbë.
Në vitin 1971 kishte 129 shtëpi me 814 banorë, 787 shqiptarë, 27 serbë,
Në vitin 1981 kishte 99 shtëpi me 997 banorë, 989 shqiptarë, 6 szerbë, 1 mysliman dhe 1 tyjerë;
Në fillim të vitit 1999 fshati kishte 152 shtëpime 1250 banorë shqiptarë.. Agresori serb dogji e shkatërroi 60 shtëpi dhe qshumë objekte tjera ndihmëse dhe ekonomike.
Janë vrarë 2 banorë dhe ka rënë një dëshmor. Popullsia është larguar më 24 mars nga fshati, në fillim u strehua në fshatin pakashticë e më pastaj në vise tjera.[4]
Për një kohë këtu ka jetuar edhe familja Kërrtoku me mbiemrin Hasani, e cila më vonë u shpërngul në Dumnicë të Poshtme të Llapit.
Ndahet tek popullata në Metehinë e Epërme dhe Metehinë e Poshtme. Metehia e Epërme është ngritur ma afër kodrave në lindje të lumit Llap dhe janë të një vëllazërie, i përkasin fisit Gash, ndërsa Metehia e Poshtme është vendosur në të dy anët e lumit Llap, të një vëllazërie tjetër dhe janë Shalë të ardhur nga fshati Repë.
Banorët e Metehisë së Epërme kanë këto lagje apo edhe llagape. Jasharët, Zukët, Munishët apo Muzliajt. Jashari dhe Zuka ishin vëllezër, bijt e Demirit. Por më larg nuk kanë shkuar. Me gjasë Demiri ishte i pari i muslimanizuar dhe nuk është përcjellë as emri i babait të tij, si i krishterë, një dukuri tek shumica e të muslimanizuarve shqiptarë.
Në metehinë e Epërme janë tri lagje kryesore: Jasharët, Zukovitë dhe Munishët. Sipas informatorit tim, Jasharët dhe Zukët janë vëllezër, bijt e Demirit. Por, Demiri nuk dihet i kujt është, dhe, nuk e dimë pse nuk e dimë, përse nuk është përcjellë, nëse Demiri është i ilamizuari i parë dhe nuk është përcjellë paraardhësi i tij i krishterë!
Thuhet se edhe Munishi, prej të cilit u emërua lagja e tretë është i afërt me Jasharin e Zukën, por mbetet pikëpyetje se sa janë të afërt. Ndërkaq, e gjithë metehia e Epërme i takojnë fisit Gash dhe assesi nuk vjen në rend martesa ndërmjet këtyre tri lagjeve. Ndërkaq, martesat me Metehinë e Poshtrme bëhen, sepse nuk i përkasin të njëjtit fis.
Lagjet a llagapet e Metehisë së Poshtme janë: Veselët, Çallakët, Asllanët, Avdylët, lagja e Tihofcëve dhe e Uglarëve. Lagjet Veseli, Çallak, Asllani dhe Avdylët. Avdylët janë të nënfisit Pec, ndërsa lagjet e tjera janë Maletë dhe kanë ardhur përnjëherë bashkë në Metehi prej Repës diku kah viti 1800.
Në vitin 1981, kur ne i kemi marrë shënimet prej Daut Hajdarit, ishin 19 familje.
Disa familje Shalë janë shpërngulur nga Metehia dhe janë vendosur në vendbanime te ndryshme, si në Koliq, Stanovc, Mitrovicë, Podujevë etj. . Muharremi ka qenë shpërngulur në Turqi, por, mbasi kthehet prej Turqisë më 1925, ai nuk është kthyer më në Metehi, por ka shkuar në Mitrovicë.
Aliu dhe Musa të Muharremit janë në Prishtinë, ndërsa Osmani dhe Rizahi i Muharremit janë në Mitrovicë.
Veselët, me mbiemrin Hajdari, janë degë e Dakiqëve të Repës. Kështu: Dauti i Sadikut t’ Hajdarit t’Veselit t’Hajdarit t’Sayls t’ Dakës, që sot quhen Dakiqët e Repës, por se të gjithë Dakiqët e tjerë janë shpërngulur në Turqi në kohën e masakrës (ërrfisë në Repës më 1921 e shkaktuar nga serbët). Në Repë e kanë paqur shtëpinë afër Pollatës.
Lagje të ardhura janë ajo e Tihofcëve, Mehanëve dhe Uglarëve. Tihofcët dhe Mehanët kanë ardhur muhaxhirë nga Toplica më 1877/1878, ndërsa Uglarët kanë ardhur vonë nga vendbanimi i dikurshëm Uglar, sot i përket fshatit Sllatinë të Mavriqit të Llapit dhe janë pasardhës të Demë Ahmetit. Një kohë këtu ka jetuar edhe një familje Kërrtok me mbiemrin hasani, e cila në vitet e 70-ta shpërngulet në Dumnicë, ku janë edhe tani dy familje.
Në varrezat pranë rrugës Krypimeh – Pollatë, e cila kalon përmes Metehisë, janë disa gur varresh të vjetër të gëdhendur, në forma koke me shall. Në këto anë, gur të tillë varrezash ka edhe në varret e Dvorishtës.
Përveç këtyre, në Metehi janë gjendur edhe gurë e themele ndërtesash të vjetra si dhe gypa ujësjellësish deri në 50 cm diametri i tyre. Uji është marrë nga kodra mes Metehisë dhe Pakashticës, ndërsa themelet e shtëpive gjenden në lokalitetin e qyuajtur Lluga dhe Soishta. Nuk janë bërë gë(rmime arkeologjike për të përcaktuar kohën e këtyre objekteve se cilës i takojnë, ndërsa ne nuk jemi të thirrur për këtë, por kush thotë se janë të kohës romaake e kush thotë se janë të kohës pararomake.
EMËRVENDET E FSHATIT METEHI
Pikorientimi: Shkolla Fillore (Q)
- Ahishta, V.
- Arat e Bah`s, J. Arë.
- Arat e Bashkallakut, V. Ka qenë arë e përbashkët e lagjes Jashari.
- Arat Fun Lugut t` Sinanit, V. Ara.
- Arat e Gata, VL. Ara. Quhen kështu sepse janë të gjata.
- Ara e Januzit, J. Ara.
- Ara e Linit, J. Arë. Tregon vetë emri Li, se ka qenë mbjellur me Li dikur.
- Arat e Lugut t`Keq, Ara. Afër shkollës së sotme, përmbi tantën e mullirit.
- Arat mi Shpi, P. Arë. Janë arat mes lagjes së Poshtme në Metehi dhe rrugës Krypimeh – Pollatë.
- Ara e Mullinit, J. Arë.
- Arat në Fund të Lugut t`Kish`s, J.
- Arat nër Gardh, quhen edhe Ledinat, L.
- Arat Nër Pade, JL. Ara e livadhe.
- Arat nër Vorre, P.
- Ara e Osmanit, JL.
- Arat e Petrit, J. Arë.
- Arat e Pllugut, JP. Arë. Gjenden te lumi Llap. Afër shtëpisë së Ahmet Shabanit.
- Ara e Re, J. Arë. Deri vonë ka qenë llugë, therrishtë. Vonë është bërë arë, prandaj quhet Ara e Re.
- Arat e Reja, J. Ndryshe quhen edhe Arat e Zallit.
- Ara e Rovin`s, VP. Arë. Ara nën shkollën e vjetër ku ka qenë. Afër stacionit të autobusit.
- Arat e Rrethit, JP. Gjenden mes lumit Llap dhe rrugës Krypimeh – Pollatë.
- Arat nër gardhe, J. Ara e lëndina. Edhe lëndinat quhen ara, nga që një ditë kanë qenë ara.
- Arat n`Tërnava L.
- Arat tu Kolibat, L.
- Arat tu Kroni, L.
- Arat tu Llapi, J.
- Arat e Rrafshit, J.
- Arat e Zabelit, L. Quhen kështu sepse aty ku so janë ato, ka qenë zabel para se të shndërrohej toka në ara.
- Arat mas Zabeli, L.
- Ara e Vaut J. Ara
- Arat e Vitak`ve, VL. Ka qenë ardhur nga Vitaku, e toka e tij është quajtur ne emër të tij. Ajo quhet ashtu edhe sot, kur ata nuk janë këtu tash e sa kohë. Emri i njeriut jeton më gjatë se trupi.
- Arat te Vorret e |Rep`s, VP. Që gjenden afër varreve të Repës.
- Bashkallaku, V. Livadhe e ara.
- Bashqja, V.
- Bashqja e Mullinit, J. Kopshti i perimeve që është në anën veriore të mullirit.
- Bokat, P. Është kodër e shpluar përgjithësisht, me përjashtim të ndonjë gllie a ferre.
- Çuka e Karollit, VL.
- Çuka e Lugut t`Tafs, V.
- Çuka e Lugut t`Trums, Mal.
- Çuka e Sejdisë, VL.
- Çuka e Zabeleve, V.
- Bregu i Lugut t’Shot’s, PJP.
- Bregu i Lugut t’Etheve, P.
- Bregu i Lugut t’Bot’s, JP.
- Dardha Turke, P. Është një lloj dardhe e ëmbël, shumë e këndshme në ngrënie, e cila në këto anë quhet me emrin Dardhë Turke. Ndoshta pipat e saj janë sjellë nga Turqia!?
- Dardhat e Lugut t`Madh,P. Kanë qenë dardhat deri në LDB. Tani nuk janë, po emri mbahet.
- Ërrnica, P. Kullosë. Tani e mbjellur me pishnaja.
- Fushat,
- Fieri (i) Bezhanisë, V.
- Fusha e Hajdarit, L. Lëndinë e rrethuar me mal. Kjo duhet të jetë Fusha e Hajdar Kërrtokut, kur ai ishte pronar i saj. Tani, pasardhësit e tij jetojnë në Dumnicë të Llapit.
- Fusha e Kaqelit, L.
- Fusha e Maçirovcit, L. Fushë, mere.Fushat e Metehisë, J. Ara e livadhe.
- Fusha e Prefcit, – Lëndinë.
- Goleshi, JL. Kodër, mere, është një lëndinë nga posht deri Në krye të saj ka mal.
- Gurinat, VP. Ara.
- Gjugjet e Pakashticës, P. Vendi mes tre kufirit Pakashticë-Metehi-Repë. Këtu janë gjugjet ku barinjt kanë luajtur lojen e quajtur “Gugjaz”.
- Hieja e Lugut t`Gatë, L.
- Jazi (i) Mullinit J. Është vija e ujit që e çon ujin prej tantës e deri në Mulli
- Kërshi (i) Kodrës
- Kllagjana, J. Arë.
- Kodra e Alioviqe, VL,
- Kodra e Bek`s, V. Beka kishte qenë i ardhur si nip. Familja e tij është shuar. Ishte thirrur me llagapin Vitak. Me këtë emër kemi edheemërvende tjera. Me gjasë ka qenë nga fshati Vitak i Skënderajt.
- Kodra e Gatë, L.
- Kodra e Is Begut, JL.
- Kodra e Nërmjeme, L. Mal.
- Kodra e Tihofc`ve, VL. Është një lagje Tihofci, të ardhur nga Toplica. Kjo Kodër quhet në emër të tyre.
- Kodra e Theknes, VL.
- Kulla e Is` Begut, JL. Ullë e ndërtuar gjatë Luftës së Parë Botërore për mbrojtjen e kufirit.
- Konaku i Begoll`ve, L. Lëndinë mbi shtipinë e Murselit t`Zukajve. Këtu kishin pasur koliben gjatë LDB-së Begollët e Kaçanollit, të cilët kanë qenë kaçakë dhe janë ndjekur nga pushteti i atëhershëm. Udhëheqës i të cilëve ishte Hajdar Kaçanolli. Vendin ku kanë jetuar ata e kanë quajtur Metehia “Konaku i Begoll`ve”.
- Kolibat, V. Më përpara kanë qenë kolibat (kasollet) aty. Nuk dihet të kujat.
- Kroni (i) Bokave, P.
- Kroni (i) Etheve, P. Në këtë krua lidhnin penj për t`i hequr ethet. I lidhnin penjtë dhe e pinin pak ujë. Penjtë lidheshin ngjyrash të ndryshme.
- Kroni (i) Fazlisë, J.
- Kroni (i) Lugut t`Blet`s, P.
- Kroni (i) Lugut t` Bot`s, Nuk dihet pse quhet kështu!
- Krojt e Lugut t` Gatë, L. Janë dy kroje, burime.
- Kroni (i) Lugut t` Gashtrave VP.
- Krojt e Shelnjeve të Beqirit, P.
- Kroni (i) Lugut t` Shkoz`s, L.
- Kroni (i) Lugut t` Zojve, P.
- Kroni (i) Mirizeve,
- Kroni (i)Shpatit, V.
- Kroni (i) Ur`s t` Shabanit, L.
- Krye Budalle P. Quhet vendi në krye të lugut me këtë emër.
- Lagjja e Poshtme, P. Kjo lagje është e ardhur nga fshati Repë
- Laki, P. Mbjellur me pisha. Mal.
- Livadhi (i) Gatë, JL. ar;a e livadhe.
- Livadhi (i) madh, P. Tani është mbushur me troje, ka ara, ka livadhe e kopshtije. Shtrihet mes Shkollës e shtëpive të Lagjes së Poshtme. Ka qenë i madh, po tani është zvogëluar, duke u ndarë e duke u mbushur me shtëpi.
- Livadhi (i) Shelnjeve, J. Arë e livadh. Quhet i shelnjeve sepse vendi është i rrethuar me shelgje.
- Livadhi (i) Shkallës , P. Quhet livadhi i Shkallës, sepse është shpat, dhe, nga koha kur ky vend është lavruar, mexhët janë ngritur në formë shkallësh, po që tani janë livadhe dhe quhet kështu.
- Lugu i Ahmetit, L. Luginë me mal të imë (shkurre)lloje të ndryshme druri.
- Lugu i Ajshes, VL.
- Lugu (i) Keq, J. Nisë vetëm nga shtëpitë e Lagjes së Zukovitëve.
- Lugu Nërmjet Goleshave, JL. Një lufginë mes dy kodrave me male.
- Lugu i Blet`s, P. Këtu i kanë gjetur bletët, pastaj ka marrë emrin e tyre.
- Lugu i Bot`s, JP.
- Lugu i Etheve, P. Këtu ka qenë një krua. Deri vonë ka qenë i mbushur me penj për t’i hequr ethet. I lidhnin penjtë dhe e pinin pak ujë. Nuk ishte e rëndësishme ngjyra e penjve, ishin ngjyra të llojeve të ndryshme.
- Lugu i Fiers, VL. Male
- Lugu i Gatë, L.
- Lugu i Gashtrave, P. Gashtra janë quajtur edhe rrasat e kosës, guri me të cilin mprehet kosa gjatë të kositurit. Në këtë vend gjenden gurë të përshtatshëm për këtë qëllim dhe janë marrë gurët e kosë. Pra ka marrë këtë emër.
- Lugu i Izlamit, V.
- Lugu i Kaqelit, , L.
- Lugu i Keq, P.
- Lugu i Kronit, L. Krue.
- Lugu i Madh, P.
- Lugu i Mzatit, VL.
- Lugu i Pllumave, P. Kabnë çelur pëllumbat aty në lisa.
- Lugu i Sefet Uk`s, J.
- Lugu i Sinanit, V.
- Lugu i Sllanisht`s t` Asllanit, L. Mal.
- Lugu i Smajlit, L. Mal
- Lugu i Sharovit, JL.
- Lugu i Shot`s, P. Mere
- Lugu i Shkoz`s, L.
- Lugu i Taf`s, V.
- Lugu i Trum`s, V. Mal
- Lugi i Verrave, P.
- Lugu i Vogël, P.
- Lugu i Vorreve, P.
- Lugu i Zojve, P.
- Lugje, mal.
- Llazi (i) Vogël, P.
- Llazi (i) Madh, P.
- Lluga, V. Ara e kopshtie pemësh. Quhen Lluga nga se ka qenë vendi i papunuar, me përplot ferra, shelgje i gjithçka, sa nuk është hyrë brenda në të. Gradualisht janë hequr ferrat e gjithçka tjetër dhe është shdërruar në tokë të mirë pjellore, ku janë kopshtet me perime dhe pemë;
- Llugat e Mdha, J. Ara.
- Llukofci, JL. Ara, livadhe e disa lisa[5]. Ka gjasa të jetë shtrirë nga fshati Metehi edhe në disa nga fushat e Krypimehit, mbasi aso kohe nuk na është dhënë Krypimehi si vendbanim.
- Maqirofci, L.
- Mas Zabeli, V.
- Megjica, J. Arë.
- Melishtat, JP. Kanë qenë të mbjella një kohë me mel.
- Miella e Kuqe, V. Mal e lëndinë.
- Mereja pej Budalle, P. Thuhet se njërit i kishin humbur kafshët në vjeshtë, po e ka zënë dimri dhe nuk ka mundur të dalë t`i kërkojë (lypë) gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, e ka dalë t`i kërkojë në pranverë. Këtë njeri nuk e kanë konsideruar për të mençur për të mençur, por, natyrisht ekanë marrë për budalla. Që atëherë ky vend thirret me shprehjen Budallë.
- Mrizet,
- Mullini, J. Mulliri është i gjithë fshatit të Metehi e Epërme, që nga fisi janë gash dhe ndjehen të gjithë të afërm mesvetit.
- Mi Mulli, J. Vendi që shtrihet në lindje të mullirt, ka edhe një pozitë më të ngritur relievi dhe quhet Mi Mulli. Ishte vetëm me ara, tani ka edhe shtëpi.
- N`Çukë t`Lugut Trum`s, V.
- Nër Golesh, JL. Shtrihet nën një kodër me emrin Golesh. Ky vend është me ara e livadhe.
- N` Laki, V. Vendi është lak, pra vetë knfiguracioni.
- Podi, L. Lindinë me mal përreth.
- Pej Bezhanie, VL.
- Pej Budalle P. Njërit moti i kishin humbur diqsa lopë. Atëherë kishte qenë mal i madh në Metehi. Lopët i kishin humbur në vjeshtë po ky budalla kish dalë e po i lypte lopët në pranverë! Kur e pyesin kur i ke humbur lopët, ai u thotë në vjeshtë. Prej atëherë i ka mbetur emri atij vendi Pej Budalle!
- Pej Fieri, VL, Mal.
- Prrocka e Hasanit, L. Përrockë e vogël.
- Prroni, V. Quhet përroi që vjen nga vendi i quajtur Tërnava.
- Prroni (i) Murric`s, JL. Mal në mes Metehisë dhe Krypmehit.
- Qafa, L. Mal
- Retno Barja, L. Shkon nëpër kufirin me Serbinë e vitit 1878 nëpër Retno Bare – Bezhani – Çuka e Lugut t` Tafs – Llazi (i) Lugut Trums .
- Rushullaku, VL.
- Rrezja e Zuks, V
- Soishtat, VP. Thuhet se në të kaluarën e largët Soishtat kishin qenë troje, se këtu kishte qenë qytet nër ditë të Gjenovizit.00
- Sokaku i Keq, , L.
- Shpati (i) Tërnav`s, V.
- Shpati (i) Lugut t’Fiers, V.
- Shpati (i) Soishtave, P.
- Te Dardha Giliskie, P.
- Te Dheu i Bardhë, V. Në Tërnavë.
- Te Karolli (i) Lugut t`Trum`s,
- Te Krojt e Lugut t`Madh, P.
- Te Shelnjet e Beqirit, P.
- Tërnava, V. Është një kompleks, një luginë e pasur me livadhe, ara, male e kullosa. Tërnava shkon prej afër shtëpive më në veri të Metehisë e deri në kufi me serbinë.
- Tu Lkeni, J. Ara e livadhe. Vet fjala tregon se dikur ka qenë një lloj liqeni. Këtu ka dalë ujë deri vonë dhe ka qenë liqe. Thuhet se kafshët kanë ardhur nga bukur larg për të pirë ujë këtu, në këtë liqe.
- Tu Kisha, JP. Kisha pranë rrugës Krypimeh – Pollatë, aty menjëherë përtej Urës së Metehisë. Kanë mbetur vetëm gjurmët e një kishe, por nuk besohet assesi të ketë qenë kishë sllave, sepse ato nuk janë rrënuar. Janë të rrënuara vetëm kishat e monumentet fetare josllave. Megjithatë, serbët sa ishin këtu, edhepse nuk kishin ardhur para vitit 1918, ata janë përpjekur t`i përvetësojnë si të tyret, dhe prej atëhere, të vdekurit i kanë varrosur pranë kishës, por nuk ka varreza të vjetra sllave.
- Tanta e Bullantve, V. Kanë qenë do Bullantët me llagap. Sokol Bullani pat dalë në Turqi, ndërsa Avdi Bullani nuk ka lënë trashëgimtarë.
- Tu Tanta e Rexhoviqe, VP.
- Tu Krshi (i) Tërnav`s, V. Shkëmb.
- Tu Kërshi (i) Lugut t’Trums
- Tu Karolli (i) Lugut t’ Trum’s
- Tu Mejdani (i) Lugut t`Fier`s,
- Tu Mejdani (i) Lugut t`Trums, V.
- Tu Mejdani (i) Lugut t`Taf`s,
- Tanta e Mullinit, J.
- Tu Mrizet,
- Tu Vidhat, VP, Ara, por ka edhe drunj të llojit të Vidhit
- Thana e Llukofcit, JL.
- Therrina, J. Ara e livadhe. Para se të punohej, ka qenë vend me ferra.
- Udha e Budall`s, P. Rruga që shkon në Kodrën e Budall`s.
- Udha e Livadhit t`Madh, V e P. Është një rrugicë këmbësorësh që i bie përmidis Livadhit të Madh, nga Llapi e deri tek shtëpitë e Musliajve.
- Udha e Pakashticës, P. Rrugë që të çon për Pakashticë.
- Udha e Prefcit,
- Udha e Rrethit t` Malit, L.
- Udha e Soishtave, VP. Rrugë.
- Udha e Sylevicës, P. Rruga që të shpie për në fshatin Sylevicë.
- Udha e Tërnav`s, V.
- Udha te Vidhat, VP.
- Ura e Shabanit, JL. Tash nuk ka urë.
- Vidhi i Mullinit, J. Vidhi është prerë.
- Vitakët (Te Vitakët), V.
- Vorret, P. Janë varrezat kryesore, ku anë varrosur që moti e varrosen edhe sot, por sot kanë bërë edhe varreza të reja, sipas lagjeve të formuara në fshatin Metehi.
- Zabeli, VL.
- Zahaqi, VL.
Informatror:
- Rushit Behrami, 1932, me shkollë fillore, bujk. (10. 5. 1974)
- Tafil Musliu, 1919, analfabet, pensioner; (9. 10. 1983)
- Idriz Lahu, 1928, me 4 klasë fillore, bujk. (27 janar 1977)
- Daut Hajdari, 1930, me tetëvjeçare. Punëtor teknik i Shkollës Fillore në Krypimeh. (9. 10. 1983)
- Beshir Shabani, mësues. (Korrik 1983)
- Bejtush Zeka, , 1951, me shkollë të mesme. (10. 4. 1977)
- Rrahman Asllani, 1950, me shkollë të mesme. ( 29. 8. 1983)
- Nexhmi Asllani, 1938, me tetëvjeçare. (29. 8. 1983).
- Hilmi Ibrahim Deliu, 1951, Mr. tw ekonomikut.
Vërejtjet dhe këshillat i mirëpresim.
Me ndihmën e lexuesve nga fshati, besoj se do të plotësohet ajo që ka mbetur mangut.
[1] Oblast Brankoviqa, faqe 300.
[2] Selami Pulaha : Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shekujve XV-XVI, Tiranë, 1984.
[3] Dr. Fehmi Pushkolli : Llapi gjatë historisë, Prishtinë, 1998, faqe 397.
[4] Dr. Jusuf Osmani : Vendbanimet e Kosovës, Besiana (Podujeva), 17. Prishtinë, 2011, faqe 201.
[5] Dr. Jusuf Osmani në VENDBANIMET E KOSOVËS, Besiana (Podujeva), 2011, faqe 188, shkruan: Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1381 kur eprori Musa dhëndërri i Knjaz Llazarit me djemtë e vetë ia jep Manastirit të Shën Pantelejmanit në Malin e Shenjtë. Këtë dhuratë e vërteton edhe kontesha Milica me djemtë e vetë në vitin 1395. Në të dy kartat janë të shënuar fshatrat: Ulari, Zakuti i Epërm, fshati i vogël Tërnava dhe fshatit tjetër i vogël në anën tjetër të Llapit, Llukoviku i Epërm.
Në defterin e Vilajetrit Vëllk të viti 1455 është regjistruar fshati Lukofgac, afër fshatit Pakashticë me 30 shtëpi, 5 beqarë dhe 3 të veja, me të ardhura 2.813 akçe. Autorët e defterit të Vilajetit Vëllk e ubifikojnë me fshatin Lukovë në rrjedhën e lumit të Lukovës, degë e lumit Toplicë.
Edhe në defterin e sanxhakut të Vushtrrisë të vitit 1477 mùe emrin llukofc, afër Qenuzit kishte 28 shtëpi, 11 beqarë dhe një mulli me të ardhura 3338 akçe. Ndërsa në defterin të Sanxhakut të kishte 34 shtëpi, 5 beqarë dhe 4 të veja me të ardhura 2205 akçe.
Mendoj se ky vendbanim është shtrirë ndërmjet fshatrave Krypimeh dhe Metehi. Sot aty është fushë dhe është ruajtur mikrotoponimi Llukofc. Kjo dëshmohet edhe me kartën e vitit 1395.