Autor: Gani Mehmeti

Fshati me emrin i quajtrur Dobratin në Llap, shtrihet në veriperëndim të kryeqendrës së Llapit, Podujevës, që shkon diku nga kilometri i tetë në të majtë të rrugës Podujevë – Pollatë. Dobratini është njëri nga katundet më të mëdha  përnga sipërfaqja në Llap.

Ky fshat mjaft piktoresk kufizohet me Revuçin dhe me Pakashticën e Poshtme në veri, me Zakutin në lindje, me Bajçinën në lindje, me Bradashin në jug dhe me Kaçanollin në perëndim. Nuk mbahet mend të jetë quajtur ndryshe  ndonjëherë.

Dobratini ka qenë i bnauar që nga kohërat e vjetra, pra edhe në kohën ilire.

Shtrihet rreth 8 km në veriperëndim të Podujevës, rrëzë  maleve të Albanikut.  Ka një sipërfaqe prej  1524 ha,  85 ari, 38 m2.

Në vendin e quajtur Gega  ka gjurmë të vendbanimit të vjetër – themele, qeramikë etj. Në vendin Çuka, në mes të Bradashit e Dobratinit janë gjetur varre të vjetra të punuara me tulla  në formë kubeje? Ndërsa, në veri të fshatit mund të vërehen gjurmët e një kështjelle të vjetër. Në pjesën perëndimore të fshatit ekziston burimi me emrin  Vrella, i cili  në bazë të gypave të dheut të pjekur, që është sjellë uji, dëshmon se ky është shfrytëzuar  që nga antika[1].

Në lokalitetin Debellc ka qenë shkritorja e xehes që është nxjerrë në këtë vend që nga koha romake.  Këtu është edhe një krua dhe ka gjurmë të themeleve  të shtëpive, mure me horostan dhe të tjera[2].

Në dokumentet e shkruara pëmendet në defterin kadastarl Vilajeti Vëllk më 1455 dhe kishte 41 shtëpi,  18 beqarë e dy të veja[3]. Sipas defterit të vitit 1477 të sanxhakut të Vushtrrisë me emrin Dobratin, nahija e Llapit, timar i Mustafait, kishte 33 shtëpi, 7 beqarë dhe 5 të veja, me të ardhura  2487 akçe[4]. Në vitin 1487 kishte 82 familje. Popullsia ishte shqiptare dhe i përkiste fisit Thaç[5]. Në defterin e Sanxhakut të Vushtrrisë të vitit 1566-74 kishte  27 shhtëpi dhe 8 beqarë[6]. Shihet se numri i shtëpive, sipas viteve, ka ndryshuar.

Në perëndim  të fshatit ndodhej kisha e madhe. Pas rënies nën sundimin osman, u ndërtuan strehimore nëntokësore për fshehjen e klerikëve katolikë. Në shekullin XVII popullata e pranon besimin islam. Fshati kishte punëtori  zejtare, farkatarë, armëndreqës dhe rrobaqepës[7].

Më vonë në fshat u vendosën edhe disa familje të fisit Shalë. Më 1878 në fshat u vendosën muhaxherët: Mehanët, Dabinofcët,  Igrishtët dhe Përveticët. Më vonë, dy familje Mehanë dhe dy familje Përveticë u shpërngulën në Turqi. Nga fshati janë shpërngulur për Pakashticë dhe  Prishtinë lagja e Pushkollëve.

Fshati ka pasur për dy sdhekuj njerëz të njohur si Mahmut Begu, Asllan Begu, Rushit Begu dhe të tjerë. Rushit Begun, më 1912 Serbia e internoi  në Beograd dhe atje u pushkatua për shkak të luftës në Mersdar më 1912 kundër Serbisë. Dobratini  më 1948 kishte 944 banorë, kurse më 1981 kishte 142 shtëpi me  1329 banorë; 1324 shqiptarë dhe 5 banorë serbë: Vitet e fundit shumë familje janë  shpërngulur për Podujevë dhe Prishtinë[8].

Sipas një harte etnografike  të fundshekullit XIX dhe  fillimshekullit XX, ky vebndbaim kishte 60 shtëpi shqiptare.

Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, në këtë vendbanim ishin regjistruar 2 banorë serbë.

Në vitin 1998 fshati kishte 180 shtëpi shqiptare me rreth 1900 banorë dhe një shtëpi serbe.

Gjatë viteve 1998-1999 fshati ishte sulmuar disa herë. Si pasojë e atyre sulmeve u dogjën më se 152 shtëpi banimi dhe shumë objekte të tjera ndihmëse dhe ekonomike. U dogjën pjesërisht shkolla dhe dokumentacioni, u dogj ambulanca dhe xhamia e ndërtuar në vitin 1970 dhe disa dyqane. Është shkatërruar edhe kulla e Latifajve e ndërtuar 200 vite para shkatërrimit, e ndërtuar me gur të mëdhenj dhe karakteristik. Janë vrarë 14 banorë civilë të këtij fshati, kanë rënë  5 dëshmorë dhe 1 banor është i pagjetur. Një pjesë e popullatës së fshatit u dëbua në muajin prill e maj 1999 në Maqedoni, kryesisht në kampin e Çegranit[9].

Në këtë fshat u vendosën rreth 60 tanksa dhe autoblinda tjera më 15 shtator 1998, nga ku u sulmua Qafa e Kaçanollit, ku ishte e pozicionuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtu, sipas fjalëve, ushtria serbe kishte  pësuar një humbje të madhe në ushtarë. Ne nuk dimë saktësisht, por thuhej se ka pasur me qindra të vrarë dhe të plagosur. Në këtë sulm kishin qenë pjesa më e madhe mercenarë rusë dhe rumunë të droguar, mbetjet e të cilave qenë gjendur dy ditë mbas sulmit, me rastin e tërheqjes të trupave serbe nga fshati. Këto mbetje (shprica) ishin grumbulluar në një kënd të një dhome mësimi në shkollën e fshatit. Pikërisht pse ishin të droguar, ata ishin bërë të guximshëm t’ia mësyjnë shpatit të rrëpishëm që shpie drejt Qafës së Kaçanollit. Por dhe, pikërsiht pse ishin të drioguar, ata e kishin pësuar, sa thuhet se ishte mbushur përroi me kufoma.  Në tërheqje e sipër të ushtrisë serbe, ata zunë dhe i dogjën 11 civilë në Bajçinë, që  po shkonin për në Dobratin.

Në këtë betejë ranë: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu, si dhe u plagosën disa luftëtarë të tjerë.

Në viet 1913/1914 nga ky vendbanim u shpërngulën  në Turqi (Brusë) 14 familje shqiptare, si Mehanët, Përveticët etj.

Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, në këtë vendbanim, sidomos në lokalitetin Bollosicë, por edhe në pjesët  e tjera të  fshatit u vendosën 11 familje kolone serbe[10]

Për shkak të pozitës gjeostrategjike  në vendin Debellc janë zhvilluar shumë luftëra që nga kohërat më të hershme  e deri në Luftën e fundit të UÇK-së. Në fshat ekzistojnë edhe varrezat e bugarëve , ku në luftën e vitit 1944 janë vrarë shumë prej tyre.

Fshati kishte pësuar nga ushtria serbe në vitin 1912. Më vonë, pushteti serb, në dimrin e vitit 1920/1921 organizoi kundër popullatës shqiptare errfinë për masakrimin e popullsisë shqiptare në Llap dhe Gallap. Në këtë fshat u maskruan 15 veta, 8 shtëpi u dogjën dhe 55 u plaçkitën[11]

Flitet se kishte edhe shumë mullinj, deri 31, ndërsa vetëm tek Vrella ishin shtatë mullinj.

Lagja e parë, e cila është themeluese e katundit, është Lagja e Rekalive – lagja më e vjetër në katund. Banorët e këtij fshati janë të  përkatësisë nacionale shqiptare. Pati edhe serbë, por që u shpërngulën gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit XX, të cilët patën ardhur me kolonizimin e Kosovës, pas vitrit 1912, kur qe pushtuar Kosova nga Serbia. Serbët u larguan pse jeta këtu ishte mjaft e vështirë, me rrugë të paasfaltuara, me mungesa të fabrikave të ndryshme ku do të punësoheshin të rinjtë e tjera.

Komisioni i formuar pas luftës për standardizimin e vendbanimeve në Kosovë në vitin 2000, me arsye Dobratinit i ktheu emrin e tij të dikurshëm GEGAJ, në bazë të një lokaliteti që edhe sot quhet me këtë emër, sepse, në toponomastikë thuhet se me rastin e shuarjes së emrit të një vendbanimi të vjzetër, mbetet një vend që e trashëgon atë emër. Çka, emri Gegaj ka gjasa të ketë qenë emri i vjetër i Dobratinit, por që administrata serbe ka bërë të sajën, duke ua ndryshuar emrat nga ai i vjetri autokton, u kanë dhnë emra sllavë.

Dobratini ka dhënë kuadro  të shquara në fusha të ndryshme. Figura më komplete Atdhedashëse, intelektuale e njerëzore e Dobratinit mbetet Xheladin Rekaliu, i cili që nga rinia e tij e deri në vdekje, nuk u ndal së vepruari në aktivitetet për çlirimin nga Serbia.

Lagjet e Dobratinit janë:

Prronovitë, – quhen kështu vetëm pse shtëpitë i kanë ndërtuarnë Përrua.

Rekalitë, – quhen pse janë vendosur në Rekë fillimisht me shtëpi. Lumi në të cilin janë vendosur Rekalitë quhet Reka e Debellcit, pse vjen prej Debellci.

Pasulovitë, sipas një informatorëe janë quajtur pse në vendin ku janë vendosur ata, është  rritur e bërë mirë pasuli!

Dervishollëve,

Ahmetovitë,

Xhaferovitë,

Jasharovitë,

Musovitë, mbajnë mbiemrin Rama

Laborovitë, mbajnë mbiemrin Selmani, Aliu e Xhemajli.

Mahmutovitë e

Rrahimovitë janë lagje të një trungu dhe i takojnë fisit Thaç;,

ndërsa lagje të ardhura janë:

Dabinovcët,  i takojnë fisit Berishë

Vrellakët  dhe

Bajgorët.

Në Dobratin banorët u përkasin këtyre fiseve: Thaç 152 shtëpi,  Berishë 4 shtëpi dhe Shalë 11 shtëpi[12].

Nga banorët e fshtarave tjerë quhen Dobratinët, por edhe Rekalitë e Dobratinit e tjerë, pra edhe sipas lagjeve  e  llagapet që mbajnë.

Objekte të rëndësishme, përveç shkollës, ambulancës, xhamisë dhe shitoreve, nuk ka tjetër.

Hulumtime shkencorte janë bërë vetëm nga Prof. Dr. Shefki Sejdiu në lëmin e fitonimisë (emrave vendesh me emra bimësh) rreth viteve  1974 – 1978, i cili materialin e marrë për studim e ka botuar në përmbledhjet e tij të njohura si dhe në punime të ndryshme shkencore të botuar në Gjurmime Albanologjike në Institutin Albanologjik në Prishtinë, në revistën shkencore “Përparimi” e tjerë.

Edhe shqiptarëst janë shpërngulur nga Dobratini. Të shpërngulurit rreth viteve të 1920 kanë shkuar në Turqi, ndërsa të shpërngulurit pas Luftës së Dytë Botërore  janë vendosur në Podujevë dhe në vise tjera të Kosovës si dhe në Prishtinë.

Dobratini ka një sipaërfaqe prej 1524 ha, 85 ari e 38 m2, pra është një fshat bukur i madh ngha sipërfaqja po edhe nga numri i banorëve.

Emrat e vendeve i kemi marrë sipas lagjeve, mbasi Dobratini është një fshat i madh, është më leghtë për t’i identifikuar ata nga vendasit se ku gjinden. Ne i kemi mbledhur sipas informatorëve, që na i kanë dhënë.

 

Lagja e Prronoviqe

  • Arat e Ademit, VP. Ara
  • Ara e Dervishit, P.
  • Arat e Beqit, P. Ara e livadhe
  • Ara e Jahirit, P. Livadh
  • Ara e Konakut, P.
  • Ara e Mustaf`s, P. Lëndinë e mal.
  • Arat e Nazorit, P. Ara
  • Arat e Përvetic`s, P. Kanë qenë Përveticët këtu.
  • Arat e Poshtra, P.
  • Arat nër Vorre, P.
  • Bellosicë-a, L. Mikroregjion i lagjes së Prronoviqe me ara e livadhe. Bellosica kufizohet me pakashticën e Poshtme dhe me fshatin Zakut.
  • Bregu i Lkenit, VP.
  • Brija
  • Dardha e Has`s, VP. Ka qenë një dardhë palloshke. Sot nuk është, është tharë. Quhet dardha e Has`s, sepse Hasa e ka mbjellur.
  • Çesta, VP. Mal. Pronë e Halimajve, mal i prerë.

 

  • Ërrnicat, P. Ara e livadhe[13]
  • Fjerina
  • Fusha Koçaqe
  • Fushëdema, P. Mal. Mund të ketë ndodhur të jetë pronë dhe fushë e Demës.
  • Fusha e Rrahimit, P. Mal e livadh.
  • Fusha e Plepave, Mal.
  • Gur`t e Qyreqit, P. Gurët që janë nxjerrë për gëlqere..
  • Guri i Çamë, P.
  • Gropa e Arush`s, P. Shpellë, ku ka ndenjur ariu
  • Guri me Dallap, P. Është një guri që ka vrimat në formë dollapi. .
  • Guri Rrumullak, P
  • Guri (i) Debellcit
  • Guri (i) Shpuem
  • Guri me Dallap
  • Guri (i) Shejtë
  • Gurët e Bardhë
  • Gomilaça
  • Gega
  • Guri i Zi, P. Shkëmb i Zi përreth është mal
  • Hija e Livadhit t`Behramit, P.
  • Kalina
  • Kërrpnaja, VP.
  • Kunga e Verdhë, P. Mal. Kungë, nga se është kodër e shpluar me dhe e gurë ngjyrë të gjelbërt.
  • Kunga e Rrasave
  • Kazanat
  • Kalipnaqa
  • Kroni i Krahasanit, P. Krua
  • Konaku i t`Bijve t`ysenit, P. Mal.
  • Kërshi i Suk`s, P. Shkëmb e mal.
  • Krojt e Aruçit, P.
  • Krojt e Reks Masuke, P.
  • Kroni i Osmanit, P.
  • Kërshi i Mullinit t` Xhemajlit, P. Shkëmb
  • Kërshi i Lugut t`Feratave, P. Shkëmb.
  • Kalipnaça, P. Ara. Sigurisht vjen nga Kali+Pniqet, mbasi një toponim me emrin Pniqet e kemi në këtë fshat.
  • Kroni (i) Keq, P. Në shumë katunde ka nga një krua që quhet I keq.
  • Kunga e Rrasave, . Mal. Me rrasat e Kungave janë mbuluar shtëpitë në të kaluarën, derisa nuk kishte tjegulla
  • Kunga e Verdhë
  • Kazanat, P. Rrugë, në të ciln kanë ardhë me zhaga.
  • Krojt e Rrasave, P. Burime
  • Kumllat e Gravill`s, L.
  • Kodra e Zakutit, L. Kodra që është në anën e Zakutit.
  • Krojt e bive t`Beqit, P. Burime.
  • Kobillaça, . Lëndinë, kodër e zhveshur.
  • Lugu i Feratave, VP. Mal e livadh.
  • Lugu i Madh. P. Mal
  • Lugu i Kuale, VP. Quhet kështu sepse kan ndenjur kuajt në atë vend, është lëndinë – mere.
  • Lugjistana
  • Livadhet e Reja, V. Ara e livadhe
  • Livadhi i Dizdarit, VP. Mal e livadh.
  • Livadhi i Sali` Met`s, VP. Livadhe e ara. Nuk dihet se kush ka qenë Salih Meta. Po, megjithatë në katundet e trevës së Llapit ekziston një anekdotë rreth këtij Salih Metës me të birin. Salihu paska qenë ai që nuk ka shkuar askund pa djalin e tij, dhe kushdo që shetit me djalin a djemtë e tij apo që nuk shkon gjëkundi pa dikënd nga djemt e tij, atij i thonë: “Si Sali Meta me të birin”!
  • Livadhi i Bek`s, P. Livadh e mal.
  • Livadhi i Vrell`s t`Vogël, P.
  • Livadhi i Mac`s, P. Mal e livadh
  • Lugu i Zhijin`s, Mal. Zhig quhet diçka e djegur apo e sostë nga zjarri. Mirëpo, e ZHIJIN~S, për ne mbetet e pakuptimtë
  • Livadhi i Kurtit, P. Mund të jetë në pseudonimin e emrit Kurtesh, nga që ka qenë një Kurtesh.
  • Lugu i Qalisë, P.
  • Lugu i Thive, P. Në këtë lug kanë ndnjur derrat e egër.
  • Lugu i Zeqirit, P.
  • Lkeni, VP. Mere. Mal e kullosë. Ka qenë një liqe i vogël. Llazet, VP. Lëndinë e mal.
  • Lluga, VP. Arë.
  • Masllari, VP. Livadh.Kodra e Metit, VL. Ara.
  • Molla e Lecit, P.

 

  • Mullini i Hasanit, JL.
  • Mullini i Saulakut, VP. Mulli.
  • N’Prellog
  • Osoja, P.
  • Pasulani, P. Livadh e mal. Sigurisht është mirë. Po kështu quhet edhe një lagje në Dobratin, me emrin Pasulovitë
  • Plepat, Q. Këtu janë dy plepa shumë të vjetër, ndoshta mijëvjeçarë
  • Pllugqe
  • Pniqet, JL. Lëndinë e therrishtë. Këtu mund të themi se ndoshta vjen nga Po+Niqet (ndiqet), por duke rënë o-ja,  P(o)+niqet= Pniqet.
  • Pod mas Kodre, P. Në Llap zakonisht rrafshi quhet pod. Pra, mund te themi edhe: rafsh mbas kodre
  • Prapshtia, P. Mal, është prapshtim
  • Prellogjet, P.
  • Prroni (i) Madh, J. Nga emri i këtij Përroi, sot quhen Prronovitë. Nga që kanë qenë vendosur në këtë përrua
  • Pusat e Shelnjeve, VL. Livadh, pronë e Alisë t`Rexh`s. .
  • Pusi i Lkenit, VP. Këtu është edhe një krua – burim uji.
  • Përtej Vau
  • Qafat e Osojave, VP.
  • Reka e Bajgorës, P. Quhet e Bajgores, sepse gjendet në lagjen e Bajgorëve.
  • Reka e Revuçit, VP. Quhet Reka e Revuçit, sepse nga Revuçi vie nëpër Dobratin.
  • Rogat, P. Mal e lëndinë.
  • Rrafshi i Nazorit, P. Livadh
  • Rrezja e Epër, . Mal
  • Reka Masuke, P. Umë, përreth mal e livadh.
  • Rrezja e Prapshtisë, P. Mal e gurinë.
  • Rrezja e Starqit, P.
  • Sana e Hasanit, VP.
  • Saulaqet, VP. Ara e livadhe
  • Shelnja e Qamilit, VP. Quhet shelgja e Qamilit, ngase e ka mbjellur ai.
  • Te Qafat, VP. Lëndinë, mere.
  • Te Santë e Hoxhollit, VP. Lëndinë, mere. Nuk dihet se pse quhet kështu, po në anën verilindore vie Zakuti e aty dihet se është një lagje e quajtur Hoxholli. Mund të ndodhë se këtu Hoxhollt kanë vënë ndonjë sanë atje e t`i ketë emri i tyre.
  • Tërlla, VP. Kullosë. Nuk dihet pse quhet kështu.
  • Torishta e Kur` Haxhisë, VP. Nuk dihet se kush ishte ky Haxhia
  • Te Ara Rrumullake
  • Te Torisha
  • Tërlla
  • Tek Pshurrin Qetë, V. Plehëra.
  • Tu Mullari, V. Lëmë e Musajve.
  • Tuk e ka vra Azemi Ukun, P.
  • Te Vorret, P.
  • Te Kazanat, P.
  • Te Lugjt, P. Mal.
  • Udha e Dhive, P. Rrugë dhishë
  • Udha e Krypimehit, VL. Rrugë që shpie për në Krypimeh.
  • Udha e Mahall`s, Q.
  • Udha e Nazorit, VP. Rrugë.
  • Udha e Revuçit, V.
  • Udha te Vorret, P.
  • Udha e Zakutit,
  • Udha e Zharit, V. Që të shpie për në Zhari. Zhari, quhet diçka që soset.
  • Ura e Prronit t`Madh, J. Kalojnë Halimajt nëpër të.
  • Ura e Zejnunit, VL. Urë kaluese mbi lumthin, që e ka ndërtuar Zejnuni
  • Vrella e Bardhë, VP. Burim, ndërsa të bardhë janë gurët e dheu
  • Vrella e Madhe, P. Është vendi ku del sasi e madhe uji në një vend.
  • Vrella e Vogël, P. Vend ku del sasi më e vogël uji..
  • Vorri i Prenk`s, VP. Mal. Nuk dihet as që ka varr e as se kush ka qenë Prenka.
  • Zhari, VP. Ara – pronë e kooperativës së Krypimehit, ka qenë mere

 

 

LAGJA E DERVISHOLL`VE.

 

Pikorientimi: N`LEDINË (Q)

 

  • Ara nër Shpi, L. Arë.
  • Ara e Shkaut, V. Arë.
  • Bregu i Mullinit, L. Përreth janë livadhet e arat.
  • Dushqet e Demaj, VP. Mal
  • Gomilaçë, P.
  • Lugjistana, JL. Ka gjasa të vjen emri nga Lugjët e Staneve.
  • Lugu i Mehmetit, VP. Ara.
  • Livadhi (i) Kadris t`Dulit V.
  • N`Prellog, J. Ara e livadhe.
  • N`Arë Përtereke, L. Arë.
  • N`Breg t`Lkenit, L. Arë.
  • N`Lug t`Gjanë, L.
  • N`Arë Nër Jaz, L.
  • N`Bahçe t`Mullinit, L. Ara
  • N`Ledinë, Q. Kopshtije pemësh.
  • N`Livadh t`Hasanit, JP. Livadh.
  • N` Livadh t`Ahmetit, J.
  • N`Llugë t`Tahirit, L. Mal.
  • N`Lug t`Kronit, VL. Burim
  • Pllugqe, J.
  • Te Dardha Ujce, VL. Dardhë.
  • Te Ara e Behramit , V. Arë.
  • Te Ara Rrumullake, . Arë
  • Te Bashçja, JP. Kopësht pemësh e perimesh.
  • Tu Dardha e Demirit, JP.
  • Te Kroni, Q. Burim.
  • Te Lisi (i) Madh, L. Mal
  • Te Torishta, L.
  • Te Qeshmja, VL.
  • Te Thanat, L. Mal i imë me therrishtë
  • Te Ura, Q. Urë
  • Te Vau, L. Lëndinë.
  • .Udha e Bajgor`s, V. Rrugë që të shpie për në lagjen e Bajgorëve.

 

Lagjja e Rekalive dhe e Pasulëve

 

Pikorientimi:GOMILLAÇET   Q

 

  • Ara e Imerit t`Vrell`s, P. Mal. Edhe në Dobratin ka pasur Vrellakë Ara e Tahirit,P. Lëndinë me mel përreth.
  • Ara e Hazirit, P.
  • Ara e Kadrisë, P.
  • Ara e Behramit, P. Livadh, kullosë.
  • Ara e Lushit, P. Kullosë. Lush është quajtur Hajrullahu.
  • Ara e Smajlit, P. Mal e kullosë.
  • Ara e Zenelit, JP. Livadh. Është në kufi me Bradashin.
  • Ali Kurtisht, JP. Livadh e mal.
  • Baltat, P. Përreth baltës është livadh e përreth livadhit mal. Bërshlak, J. Mal.
  • Bregu i Sabrisë, J. Arë.
  • Brija, P. Mal.
  • Dushku i Sejdisë, Mal.
  • Dardha e Ram`s, J.
  • Fjerina, VP. Mal. Vrnd pa`sur me fier.
  • Fusha e Kaçaqe, P. Fushë
  • Gegaj, Livadh. Quhet kështu nga se kanë qenë Gegët me çadra.
  • Grahova e Konakut, J. Ara.
  • Gurtë me Strehë, P. Gurinë.
  • Gurra e Osmanit, VP.
  • Huna e ali Zogut, J. Kullosë.
  • Hulaqa, JP. Livadh.
  • Hunaja e Sadikut, ,P. Mal. Bregajë
  • Jazbina e Dhelpnave, P. Shpellë mes malit, ku kanë ndenjur dhelprat.
  • Kalina, JP. Kodër me male, livadhe e kullosa.
  • Kërshi i Bardhë, JP. Shkëmb i bardhë. Gjendet në kufi me fshatin Bradash.
  • Kërshi i Lulit, J. Shkëmb. Luli ka qenë vëllai i Bal`s.
  • Kodra e Bradashit, JP. Kodër eshpluar.
  • Konaku i Selimit, J.
  • Kroni i Bal`s, J.
  • Krysyla, P.
  • Kroni i Mahmutt, J.
  • Kroni i Shavarit, P.
  • Kryereka, Mal e pisha
  • Mivrella, JP. Quhet vendi që shtrihet (gjendet) përmbi vendburimin e madh, që quhet Vrella.
  • Livadhi i Avdisë, JP.
  • Livadhi i Bahramit, JL. Kullosë.
  • Livadhi i Rrahimit, P.
  • Lugu i Ademit, P. Kaçanolli e quajnë: Lugu i Avdylit
  • Lugu i Gatë, J. Ara
  • Lugu i Kaçaqe, P. Nga se kanë ndenjur kaçakët.
  • Lugu i Keq, JP
  • Lugu i Mustaf`s, V.
  • Lugu i Pish`s, V. Mal.
  • Lugu që Rrjedh Ujë, P, Shkëmb me Mal Përreth.
  • Lugu i Hashimit, P. Mal.
  • Lugu i Verrave, JP.
  • Llugishta, JL. Ara e livadhe
  • Osoja e Halit Igrisht`s, P. Mal.
  • Puçilla t`Thive, VP. Mal
  • Qafa e Feratit, P.
  • Qaf` Sulaj, JP. Livadh e mal.
  • Qileri i Sejdi Beselic`s, P. Kullosë. E kishte mjelur këtu bagëtitnë.
  • Qurshia e Rratfush`s, JP. Mal
  • Reka e Shavarit, P.
  • Roga me Kaqa, Lëndinë me lajthia e me kaqa.
  • Rratfusha, JP. Livadh
  • Rrezja, P. Mal me shkëmbinj
  • Rrezja e Prapshtisë, VP. Mal.
  • Suka e Ahmetoviqe, JP,
  • Shavaraku, P. Balçak.
  • Shavarinat, P. Kullosë.
  • Torishta Islamaj, P. Mal
  • Torishta e Mahmutit, P. Kullosë
  • Udha e Epër, JP.
  • Udha e Love, JP.
  • Udha e Lugut, JP. Rrugë
  • Udha e Poshtër, JP.
  • Udha T`thore, JP. Rrugë që shkon për në Gegaj[14].
  • Lugu i Zenelit, JP.
  • Zabeli (i) Kungullarit, JP. Kullosë.
  • Zallina e Verdhë, P. Gurinë e gllia.
  • Zhigina, JP.

Informatorë:

  1. Rrustem Rekaliu, 1931, me tetëvjeçare, bujk.
  2. Ramë Halimi, 1932, autodidakt, pensionder.
  3. Vezir Halimi, 1943, me tetëvjeçare, murator.
  4. Sjherif Halimi, 1943, mesues.
  5. Ruzhdi Halimi, 1954, mësues.

 

Dobratin, më 25. XI. 1982

 

  1. Bajram R. Latifi, 1938, më 23.08.2008, Podujevë.

Vërejtjet dhe këshillat e lexuesve janë të mirëseardhura dhe e plotësojnë atë që ka mbetur mangut!

[1]  Dr. Jusuf Osmani: VENDBANIMPET E KOSOVËS, Besiana (Podujeva), 2011, faqe 116 e 117.

[2]  Bajram R. Latifi, 1938, shënime të marra prej tij më 23. 8. 2008.

[3]  Obllast Brankoviqa, faqe 301-302.

[4]  Defteri i Sanxhakut të Vushtrrisë i vitit 1477 që ruhet si kopje në Arkivin  e Kosovës. Libri i cituar i Dr. Jusuf Osmani,  f. 118.

[5]  Dr. Fehmi Pushkolli : Llapi gjatë historisë, Prishtinë, 1998, faqe  394.

[6] Selami Pulaha, Popullsia Shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV-XVI, Tiranë, 1984

[7] Dr. Fehmi Pushkolli : Llapi gjatë historisë, Prishtinë, 1998, faqe 395.

[8]    Dr. Fehmi Pushkolli : Llapi gjatë historisë, Prishtinë, 1998, faqe  395.

 

[9] Dr. Jusuf Osmani, libri i cituar më lart, f. 118. Ky i mori shënimet nga Ymer Vrella , jurist dhe Zahir fetahu, drejtor shkolle më 10. 10. 1999.

[10]   Dr. M. Obradoviq, Agrarna reforma i kolonizacija Kosova, 1918-1941, Prishtina, 1981, f. 257.

[11]  Prof. Dr. Fehmi Pushkolli, Zahir Pajaziti Heroi i Kombit, Prishtinë, 2001, faqe 41.

[12]  Këto shënime janë marrë më 10 janar 1991, çka do të thotë se nuk përkon me gjendjen e sotme reale, nga që janë shtuar shtëpitë sipas lagjeve.

[13] Ërrnicë ka kuptimin e arës që lehet pa punuar. Ndodh për një vit e më shumë. Nuk e ka të kufizuar, një here quhet Ërrnicë dhe ai emër i mbetet përgjithmonë.

[14]  T`thore, t`thuer.- thuhet për rrugën që shkon pjerrtas, nuk shkon as vertikal përpjetë e as pingul teposhtë, por pjerrtas. Varet nga pozita se sa ajo rrugë e pjerrtë shkon më shumë a më pak vertikal apo pingul. Varet nga  relieve i vendit.