Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar në 24 orët e fundit 13 persona të vdekur me koronavirus, duke e çuar numrin total të viktimave në 480, raporton Llapi.info.
Të dhënat e së hënës kanë treguar edhe për 99 raste të reja të prekura nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas testimit të 406 mostrave.
Sipas njoftimit të Institutit, 6 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. 4 prej tyre në Gërdoc, 1 në qytet dhe 1 në Peran.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.
Përgjatë 24-orëve të fundit janë shëruar edhe 152 pacientë nga sëmundja që shkakton COVID-19, duke bërë kështu që numri i të shëruarve të arrijë në 8.657. Aktualisht janë edhe 3,410 raste aktive.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar për 12,547 të infektuar me këtë virus./Llapi.info