E mban mend mirë Luftën e Dytë Botërore. E kujton edhe Shaban Polluzhën, ushtar i të cilit ishte. Ndonëse 95-vjeçar, Ramë Hoti nga fshati Marinë i Skenderajt e ka të gdhendur në memorie momentin kur i shpëtoi masakrës së luftës së fundit, e cila ndodhi pikërisht në fshatin e tij
Një fat të tillë ai e kishte pasur edhe dy herë të tjera. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1941, Hoti ishte plagosur në Mitrovicë, por fatmirësisht u kishte mbijetuar plagëve.
95-vjeçari nga Marina kishte arritur të shpëtonte edhe në vitin 1945, gjatë luftës së Shaban Polluzhës në Skenderaj, përderisa aty i ishte vrarë axha i tij bashkë me disa kushërinj të tjerë.
Tri herë radhazi Ramë Hoti nga Marina kishte arritur t’i shmangej vdekjes. Gjersa rrëfen masakrën e fundit që pa me sytë e tij, ai tregon se si në fshatin ku edhe sot jeton forcat paramilitare serbe kishin vrarë e masakruar 18 banorë të fshatit./zeri