457 mostra janë testuar gjatë gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, prej të cilave 92 kanë rezultuar pozitive për COVID-19, raporton Llapi.info.
Brenda 24-orëve janë raportuar edhe shtatë raste të vdekjeve me SARS CoV-2 pozitiv, duke çuar në total numrin e viktimave në 563.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, dy raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht në fshatin Orllan.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546.
Numri total i rasteve pozitive është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, kurse numri i rasteve aktive është 3.010./Llapi.info