Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 90 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 729 raste aktive.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 2.250 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 11.814 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 154 pacientë.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 125,348 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,307 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 106,700. Në total numri i rasteve aktive është 16.341./Llapi.info






