Antigona Salihu 9 vjeçare nga Prishtina vuan nga epilepsia dhe ka nevojë për ndihmën tuaj.
Familja e saj jeton në kushte të vështira dhe apelon tek të gjithë qytetarët që ta ndihmojnë vajzën e tyre.
Babai i saj, Xhevdeti ka thënë për Klan Kosova se një terapi e saj kushton 15 euro e cila duhet të aplikohet tre herë në 24 orë që i bie 45 euro dhe se ata nuk kanë mundësi që ta përballojnë këtë shumë.
Të gjithë qytetarët që mund ta ndihmojnë Antigonën këtë mund ta bëjnë përmes dërgimit të mesazheve në Vala me shifrën 5534.