KEDS ka njoftuar se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, në disa zona të Llapit, pasnesër, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan Llapi.info.

Me anë të një komunikate për media, KEDS ka bërë të ditura zonat dhe orarin e ndërprerjeve.

“Nga TS 220/35/10 kV Podujeve do të ndërprehet: Dalja 10 kV Ballovci (kodi: 14000008) prej ores 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Surkish, Lladofc, Sfeqël, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Rakinicë dhe Turuqicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info