Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar të dielën edhe 87 raste të reja me virusin korona, pas 202 testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga ky Institut, gjashtë raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sot janë shëruar edhe 31 pacientë, duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1.425.

Numri i të infektuarve në Kosovë, që nga mesi i muajit mars, ka arritur në 2677. Prej tyre, 49 pacientë kanë ndërruar jetë dhe që të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. /Llapi.info