Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 860 raste të reja me virusin korona, pas testimit 4.318 mostrave, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.809.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 35 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 16 janë në qytet, 2 raste në fshatrat; Bradash, Herticë, Sekiraçë, Tërnavë dhe Zakutë dhe me nga një rast në fshatrat; Dobratin, Dumnicë e Epërme, Dyz, Konushec, Llugë, Lupç i Poshtëm, Lupç i Epërm, Peran dhe Sfeçël.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 86.194 të tilla. Prej tyre, 1,819 vetë kanë vdekur dhe 71.269 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.106 raste aktive./Llapi.info






