Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 836 raste të reja me virusin korona, pas testimit 4.133 mostrave, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.803.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 54 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 26 janë në qytet, 4 raste në Bradash dhe Lupç të Epërm, 3 raste në Gllamnik, Sallabajë dhe Shajkoc, 2 raste në Merdarë dhe Sfeçël dhe me nga një rast në fshatrat; Bajçinë, Halabak, Dobërdol, Peran, Sekiraçë, Shtedim dhe Zakutë.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 85.334 të tilla. Prej tyre, 1,813 vetë kanë vdekur dhe 70.587 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 12.934 raste aktive./Llapi.info






