Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Fitim Haziri, ka takuar 82-vjeçarin Rrahim Rashitin, njofton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Haziri është shprehur se Rashiri është mbështetës i VV-së që nga viti 2010, teksa ka dhënë edhe një selam për kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.
“Selam boni Albinit edhe tregojë që veç i madhi Zot, mundet me të ndalë, se popullin e ke me vete”, më tha baci Rrahim Rashiti. Është 82 vjeçar dhe mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, që nga viti 2010. Këto fjalë nga njerëz të tillë, na e shtojnë vullnetin dhe dëshirën që të punojmë sa më shumë për ta bërë atdheun tonë, ashtu siç e deshtën ta shohin të parët tanë”, ka shkruar ai./Llapi.info






