Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar 82 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, pas 456 testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, dy raste janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.

Përveç rasteve të reja, sot janë shëruar 7 pacientë nga po i njëjti virus, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 980.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit, deri më sot në Kosovë janë konfirmuar 1998 raste me virusin korona, ndërkohë që 34 pacientë kanë ndërruar jetë, e të cilët kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese./Llapi.info