Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar të dielën edhe 793 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 4.838 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, brena 24-orëve të fundit janë konfirmuar edhe 15 raste pozitive me COVID-19 në Podujevë. Prej tyre, 8 janë në qytet, 2 në fshatin Peran dhe me nga një rast në fshatrat; Halabak, Letanc, Lupç i Epërm, Lupç i Poshtëm dhe Pakashticë e Epërme.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 82.185 raste të infektimit. Prej tyre 1.760 kanë vdekur./Llapi.info