Lokale - eSIMy

79 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë së premtes në Kosovë, shkruan Llapi.info.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, 45 kanë qenë me dëme materiale, 32 me persona të lënduar dhe 2 me fatalitet.

Aksidentet me fatalitet janë regjistruar në Vushtrri dhe Ferizaj.

“Fsh. Doberllukë, Vushtrri 29.10.2021 – 14:30. Është raportuar për një aksident trafiku mes një veture dhe një çiklisti. Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi ka arritur në spitalin e Vushtrrisë ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

“Fsh. Bibaj Ferizaj 16.10.2021-15:15 Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK , me 29.10.2021 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje./Llapi.info